TIRANË- Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni që është zhvilluar në jug të vendit, dhe ku të ftuarit kanë pasur një kusht, të mos postonin asnjë foto nga dita më e rëndësishme e çiftit. Mirëpo foto nga ceremonia kanë rrjedhur, ku zbulohet dhe djali që i ka rrëmbyer zemrën Besës, ai është Tedi Tase, që në fakt është dhe menaxheri i këngëtares.

Dasma është mbajtur në bregdetin e Drimadhes, ndërsa nuk kanë munguar njerëz të politikës dhe artit.

Vetë Besa në profilin e saj në rrjetet sociale ka ndarë unazat e martesës, ndërkohë që pak kohë më parë në një intervistë televizive pranonte se ishte e dashuruar, dhe se dasma do të mbahej në një kohë të afërt.
“Themi se së shpejti do të kemi dasmë. Sa i takon fustaneve, do të kemi shumë dizajne. Unë jam gocë serioze, një herë në jetë dua të martohem. Nuk dua të më ngelë gjë peng”, u shpreh ajo pak muaj më parë.
Besa është kujdesur që historinë e saj të dashurisë, por edhe këtë moment kaq të rëndësishëm në jetën e saj, ta mbajë larg vëmendjes së mediave dhe fansave që pëlqejnë muzikën e saj./ZËRI