Qytetërim

ZËRI- 'Një fillim, 2 Vite'

ZËRI nuk është thjesht media, është pjesë e çdo mënyre jetese

Redaksia Zëri

ZËRI- 'Një fillim, 2 Vite'

Kur vizualizuam për herë të parë ZËRIN, e menduam si një media ndryshe, ku lajmi nuk është thjesht informacion, por histori që lidhet me njerëzit. Një platformë ku çdo lexues ndihet pjesë, jo veç spektator.

Sot, pas 2 vitesh punë, sakrificash dhe shumë dashuri për këtë projekt, ZËRI është bërë realitet: një media që jeton me ju, që rritet me ju, që dëgjohet dhe lexohet nga mijëra shqiptarë çdo ditë. 

E për ta bërë këtë ditë edhe më të veçantë: sot festojmë edhe gati 10 milionë likes në TikTok.

Ky është vetëm fillimi. ZËRI nuk është thjesht media, është pjesë e çdo mënyre jetese. Faleminderit që jeni pjesë e jona.

Poll

MOS HUMB