
TIRANË- Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Heidi Baçi, do të rikthehet sërish në ekran, por kësaj radhe si moderatorja e “Big Brother Fan Club”. Por, duket se lajmi për pozicionin e saj të ri nuk është pritur mirë nga ish-banorja e BBV3, Roza Lati. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo publikoi një foto të një televizioni me ekran të thyer, ku përmes një mbishkrimi duket se ka thumbuar Baçin.
“S’di çtë them… Di veç që më është shpif televizioni”, shkruan ajo.
Dy ish-banoret e “BBV3” nuk kanë pasur marrëdhënie të mirë gjatë pjesëmarrjes së tyre në edicionin e kaluar. Zënkat kanë ndodhur mes Roza Latit dhe Romeo Veshaj, por ky i fundit ishte në një marrëdhënie me Heidi Baçin.
Heidi Baçi ishte pjesë e panelit të “Goca dhe Gra”, por pas ndarjes me Veshajn, ajo lajmëroi se do të largohej nga ekrani. Asokohe, Baçi tha se do të kujdesej për veten dhe do të rikthehej sërish në Itali. Por duket se oferta e re i ka ndryshuar mendjen./ZËRI