JAPONI-Një ngjarje tragjike kriminale e ndodhur në vitin 1999 në Japoni është rikthyer në vëndemjen e mediave vendase. 32 vjeçarja Takaba Namiko u vra në apartamentin e saj në Nagoya në vitin 1999 në sy të djalit të saj, i cili në atë kohë ishte vetëm 2 vjeç.
Bashkëshorti i saj Takaba Satoru vendosi që të ruante aparmanetin në të cilin ndodhi krimi, duke paguar qira 20 vite, për të mos ndryshuar asgjë nga ngjarja e asaj dite. Në tetor të viti 2023, një analizë e re e ADN-së çoi në arrestimin e një gruaje, e cila dyshohet të ketë kryer vrasjen nga xhelozia. Gruaja që dyshohet si vrasësja e 32- vjeçares ishte një ish-shoqe shkolle e burrit të viktimës.
Satoru në një intervistë se arsyeja pse ai pagoi për 20 vite apartamentin ku ndodhi krimi kishte të bënte me djalin e tij. Ai shprehet se nuk dëshironte që djali i tij të mendonte se ai nuk kishte bërë asgjë për të zbulaur vrasjen e nënës së tij.
Ndër të tjera Satoru shtoi se tashmë djali është martuar dhe se është i gëzuar që tashmë dikush po mban përgjegjësi për vdekjen e mamasë së tij./ ZËRI