SHBA- Dy nga yjet më të mëdhenj të viteve 1990 duket se janë bashkë duke krijuar një çift që askush nuk e priste. Liam Neeson, 73 vjeç, dhe Pamela Anderson, 58 vjeç, tani janë çift. Siç tregon burimi për “PEOPLE”, kjo është një dashuri e re, në fazat e saj të hershme.
"Është e sinqertë dhe është e qartë se ata janë të magjepsur nga njëri-tjetri. Neeson dhe Anderson e shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit,”- shton i njëjti person, ndërsa dy bashkë-yjet promovojnë komedinë e tyre të re, e cila shfaqet premierë në kinema këtë të premte, më 1 gusht. Përpara se të mbërrinin në këtë ditë, të dy kaluan nëpër rrugë personale krejtësisht të ndryshme, por thellësisht të dhimbshme.
Liam Neeson ishte i martuar me aktoren britanike Natasha Richardson për 15 vjet. Ata u takuan në vitin 1993 në Broadëay dhe u martuan në vitin 1994, duke pasur dy djem. Gjithçka ndryshoi në mars të vitit 2009, kur Richardson pësoi një dëmtim në kokë ndërsa bënte ski në Kanada. Aktorja fillimisht refuzoi kujdesin mjekësor, por shpejt zhvilloi një hematomë epidurale dhe vdiq dy ditë më vonë, në moshën 45-vjeçare.
Edhe Anderson lë pas një histori personale të trazuar. Pamela Anderson, nga ana e saj, ka përjetuar më parë një nga martesat më të diskutueshme në kulturën pop. Ajo u martua me muzikantin Tommy Lee në vitin 1995, vetëm katër ditë pasi u takuan. Martesa e tyre u shënjua nga pasioni, por edhe nga problemet serioze: në vitin 1998, Lee u dënua me burg për dhunë në familje ndaj Anderson, dhunë e ushtruar në prani të fëmijës së tyre të mitur. Ribashkimet dhe procedurat e divorcit u përsëritën për vite me radhë, ndërsa momenti më traumatik ishte rrjedhja e videos së tyre personale seksuale, e cila u vodh dhe u publikua ilegalisht.
Në intervistat e fundit, Anderson kishte folur për efektet psikologjike të asaj periudhe, duke deklaruar se nuk është më në kontakt me Tommy Lee dhe se shpreson që një ditë ata të kenë një marrëdhënie më të shëndetshme për hir të fëmijëve të tyre. Pas disa lidhjeve dhe martesave të shkurtra që nuk zgjatën, ajo thekson në çdo intervistë se tani ka gjetur paqen e saj të brendshme./ZËRI