Bota

Mamdani nis "revolucionin" e bideve në New York: Nuk është shaka, dëshirë reale

Deri tani, ky diskutim ka sjellë një debat të gjërë në SHBA, ku për shumë vite bidetët janë konsideruar si një luks dhe një produkt ekzotik.

l.k
Mamdani nis "revolucionin" e bideve në New York: Nuk
Foto Ilustruese

New York- Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Zohran Mamdani, ka shpallur një iniciativë të pazakontë që ka ngjallur diskutime të shumta: instalimin e bideve në rezidencën zyrtare të kryebashkiakut, Gracie Mansion. Mamdani, i cili së bashku me gruan e tij, Rama Duëaji, ka kaluar në këtë shtëpi historike në Upper East Side, ka bërë të qartë se është një ndryshim i tillë që do të implementohet.

Në një intervistë për NBC, Mamdani ka theksuar se kjo nuk është një shaka, por një deshirë reale. Ai ka shpjeguar se edhe mundësitë alternative, si ato dushëza që vendosen afër WC-së, do të ishin në rregull.

Disa kompani, që shesin këtë pajisje që është shumë e zakonshme në shtete si Itali, Portugali dhe Argjentinë, por pothuajse inekzistente në SHBA, e kanë kontaktuar për t’i ofruar versionet e tyre, por ai ka vendosur ta bëjë vetë këtë ndryshim.

Deri tani, ky diskutim ka sjellë një debat të gjërë në SHBA, ku për shumë vite bidetët janë konsideruar si një luks dhe një produkt ekzotik. Sipas një sondazhi të National Kitchen and Bath Association, 76% e dizenjuesve të kuzhinave dhe banjove thonë se tashmë shumë pronarë të rinj kërkojnë ËC me aksesorë, ndërsa gjysma e tyre parashikojnë se bidetët do të bëhen të zakonshëm në SHBA brenda tre viteve.

Tushy, një kompani nga Brooklyn që ka nisur shitjen e bidetëve në vitin 2015, ka shpërndarë dy milionë njësi në tregun amerikan, duke e kthyer këtë produkt në një zgjedhje gjithnjë e më të zakonshme. Justin Allen, kreu i kompanisë, thotë: «Kur filluam, bidetët ishin të konsideruar si një luks dhe diçka e çuditshme, por njëherë që e përdor, është e vështirë të harrosh se sa më të pastër ndihesh».

Caroline Rose, vajza e ish-kryetarit të bashkisë Rudy Giuliani, ka shprehur mbështetje për këtë ndryshim, duke thënë se po të kishte njohur bidetët kur ka jetuar në Gracie Mansion, do të kishte bërë të njëjtën gjë. Ajo theksoi se, përveç përfitimeve për pastrimin më të plotë, bidetët gjithashtu kanë përfitime mjedisore, pasi ndihmojnë në uljen e përdorimit të letër higjienike dhe pastruesve të lagur. Në këtë frymë, Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit të Neë York-ut ka shpërndarë në Instagram një mesazh ku thotë: «Më shumë bide = më pak pastrues të lagur».

Ky ndryshim ka nxitur një debat të gjerë, dhe ndoshta, shumë shpejt, bidetët do të bëhen një pjesë e zakonshme e shtëpive dhe institucioneve në SHBA./Përshtatur nga ZËRI, marrë nga Corriere Della Sera.

Poll

MOS HUMB