Qytetërim

"Me shpirt doja të flisja për përmbytjet"! Influencerja Sara Berisha: E lashë fare, ç'punë kam unë...

Një situatë ishte ajo e pëmbytjeve të Durrësit, ku influencerja Sara Berisha u shpreh se dontë të fliste, por më pas ekishte lënë pasi nuk iu duk puna e saj

F.I
"Me shpirt doja të flisja për përmbytjet"! Influencerja
Sara Berisha dhe Dea Mishel

TIRANË- Influencerët kanë një ndikim të madh, duke formuar trende, duke ndikuar në vendime blerjesh dhe duke ndikuar në opinionet e ndjekësve të tyre, për situata të caktuara. Por a ka një kufi për ngjarjet që komentojnë? Influenceret, Sara Berisha, Jori Dielli dhe Dea Mishel të ftuara në 'Mirëmbrëma yje' me Arbana Osmanin, kanë diskutuar lidhur me gjërat apo situatat që ato komentojnë ose jo. 

Një situatë ishte ajo e përmbytjeve të Durrësit, ku influencerja Sara Berisha u shpreh se dontë të fliste, por më pas e kishte lënë pasi nuk iu duk puna e saj dhe populli bën zgjedhjet e veta. 

Sara Berisha; Më duket e tepërt kur shumë persona japin mendime për gjera që nuk u takojnë. Unë nuk mund të dal dot dhe t'iu jap mend të tjerëvë.

Dea Mishel: Jo për çështje sociale, nëse ndodh diçka në Shqipëri na takon të gjithave ne.

Jori Dielli: Për shembull kur është vrarë një fëmijë, kur ndahet audienca shumë atëhere reagoj, e bëjmë nga një postim.

Sara Berisha: Unë me shpirt para disa ditësh ishte përmbytur Durrësi, do të doja të dilja dhe të flisja, por e lashë fare se fundja çfarë më duhet mua, populli bën vetë zgjedhjet e veta. Unë këtë problematikën e shpreh më privatisht. Unë nuk mund të dal dot dhe tu jap mend të tjerëve.

Dea Mishel; Si nuk duhet të reagosh kur u përmbyt qyteti ku ti jeton, duhet.

Poll

MOS HUMB