
SHBA- Ish-Zonja e Parë Melania Trump kujtoi takimin e saj të parë me bashkëshortin Donald Trump. Sipas saj, ajo u takua për herë të parë me Donaldin në një festë të Javës së Modës në vitin 1998, ku po merrte pjesë me një mik. Në atë kohë, Donaldi shoqërohej nga një tjetër grua "bjonde tërheqëse".
“Pashë mikun tim duke i bërë me dorë dikujt pas meje. Kur u ktheva, vura re një burrë dhe një bionde tërheqëse që po na afroheshin”.
Kur Donald iu afrua tavolinës së saj, Melania kujtoi se si u prezantua, duke thënë: Përshëndetje. Unë jam Donald Trump.
Pavarësisht se e njohu emrin e tij, Melania pranoi se dinte vetëm që ai ishte një biznesmen , por jo më shumë. Ajo shpjegoi se ndërveprimi i tyre ishte i shkurtër, por me ndikim. Trump e pyeti për jetën e saj në Nju Jork, prejardhjen e saj sllovene dhe udhëtimet e saj në botë, duke e përfshirë në një dialog që la një përshtypje të mirë.

"Që nga momenti që filloi biseda jonë, unë u mahnita nga sharmi dhe natyra e tij e qetë. Kishte kaq shumë aktivitete rreth nesh, por fokusi i tij në ndërveprimin tonë më bëri të ndihesha si qendra e botës së tij."
Sipas mediave vendase, kur shoqëruesja i tij u largua për një çast, Donaldi kërkoi numrin e telefonit të Melanias. Të dy vazhduan të takoheshin e të dilnin përpara se të martoheshin në vitin 2005, dhe të sillnin në jetë djalin e tyre, Barron, në vitin 2006./ ZËRI