TIRANË- Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur të shtyjë zgjedhjet e Federatës Shqiptare të Atletikës për presidentin e ri. Vendimi vjen pas akuzave dhe sulme ndaj kandidatëve, ku Luiza Gega dhe presidenti aktual Taulant Stërmasi u shprehën se nuk u lejuan të kandidonin.
Zgjedhjet ishin planifikuar të mbaheshin sot, ku pritej të zgjidhej edhe Komiteti Ekzekutiv dhe Sekretari i Përgjithshëm, por dhe kjo është shtyrë.
Disa ditë më parë, Gega doli kundër kandidatit për kreun e Fedetartës Shqiptare të Atletikës Izmir Smajlaj. Atletja përmes një postimi në rrjetet sociale shkroi se ata që u dënuan nga Federata Botërore e Atletikës për manipulim ende përpiqen të njollosin drejtësinë duke kandiduar. Problemet nisën kur atleti Izmir Smajlalj kërkoi të zhvillonte një asamble konform legjislacionit shqiptarë të ndryshuar në vitin 2020, për të shndërruar klubet në shoqata në bazë të këtij ligji dhe jo më klube nën pushetin lokal.
Ky ndryshim i statusit solli përjashtimin e Taulant Stërmasit nga kandidimi për president dhe Luiza Gegën nga kandimi për antare komiteti ekzekutiv, të dy këta të fundit të propozuar nga klube që kanë qenë pjesëmarrëse në asamblenë e fundit e vitit 2022.
Pas këtij ngërcci ligjor, u vendos nga Komiteti Drejtues i Federatës Shqiptare të Atletikës që të merret kohë, duke filluar nga përditësimi i statutit të kësaj federate i cili ende nuk ka qenë i miratuar as nga ministria dhe as i regjistruar në gjykatë, pasi duhej përshtatur me ligjin e ri për sportin të vitit 2020. Kështu statuti i përditësuar do t’i dërgohet ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku brenda 60 ditëve do të vendosë për miratimin e këtj ligji, dhe pas regjistrimit në gjykatë, do të përcaktohet data e re e zgjedhjeve ku sërish kandidatët do të jenë të njëjtë, Izmir Smajlaj përballë Taulant Stërmasit, nëse ky i fundit do të arrijë të sigurojë një shoqatë për ta porpozuar. /ZËRI