TIRANË- Reality Show gjithmonë kanë sjellë në qendër të publikut personazhe të njohura, qoftë si “aleate”, ose edhe “kundërshtare”. Këtë vit, po ndjekim edhe një përballje “të heshtur”- të dy personazheve shume të njohura për publikun, por në formate të ndryshme televizive.
Mimoza Ahmeti ka marrë pjesë këtë vit në spektaklin e “Ferma VIP 3” si një fermere. Nga ana tjetër, edhe Monika Kryemadhi është pjesë e panelit si opinioniste në “Big Brother VIP Albania 5”. Të dyja janë figura shumë të njohura për publikun, Ahmeti një poete, ndërsa Kryemadhi si ish-deputete dhe ish-kryetaria e Partisë së Lirisë.
Sot, këto dy figura të njohura janë përballë njëra-tjetrës në botën e “showbiz”, por në kërkimet e ZËRI dikur kanë qenë edhe përballë njëra-tjetrës në politikë, një përballje që ka nis 25 vite më parë. Në vitin 2001, Mimoza Ahmeti dhe Monika Kryemadhi kanë kandiduar në zgjedhjet e përgjithshme në zonën 43- asokohe Kombinat, Tiranë. Ahmeti kandidoi si anëtare e Partisë Demokratike, ndërsa Kryemadhi si anëtare e Partisë Socialiste.
Duket se tashmë pas 25 vitesh, dy figurat e njohura për publikun shqiptar, janë sërish përballë njëra-tjetrës, kësaj radhë jo në politikë, por në botën e showbiz.
Po ashtu, një “përballje” tjetër është edhe ajo e Ledion Liços me Arbana Osmanin. Liço si drejtues i “BBVA”, ndërsa Osmani e “Ferma VIP”. Kjo e fundit ka drejtuar për dy sezone BBVA – 1 dhe 2. Më pas Liço vazhdoi me prezantimin e reality shoë-t për 3 sezonet e ardhshme. Diçka që nuk mund të mohojmë është edhe përballja e dy drejtuesëve me njëri-tjetrin, në dy formatet e reality show-t./ZËRI