Qytetërim

Miqësorja me Ukrainën! Ndryshime në listën e Kombëtares, largohen Arlind Ajeti dhe Ylber Ramadani

Arlind Ajeti u zëvendësua gjatë pjesës së parë të ndeshjes Poloni – Shqipëri dhe, sipas vlerësimeve të para, ka pësuar një luksacion të shpatullës së majtë

F.I
Miqësorja me Ukrainën! Ndryshime në listën e
Arlind Ajeti

TIRANË-Pas ndeshjes së djeshme me Poloninë ku u mund me rezultatin 2-, Kombëtarja shqiptare u nis sot drejt Valencias, ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës më 31 mars. Dy nga lojtarët e skuadrës nuk do të udhëtojnë drejt Valencias: Arlind Ajeti dhe Ylber Ramadani.

Arlind Ajeti u zëvendësua gjatë pjesës së parë të ndeshjes Poloni – Shqipëri dhe, sipas vlerësimeve të para, ka pësuar një luksacion të shpatullës së majtë (scapolo-humerale). Për këtë arsye, ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme dhe do të kthehet në klub për vlerësimet përkatëse.

Ndërkohë, Ylber Ramadani do të kthehet në shtëpi, pasi gruaja e tij është shtatzënë. 

Poll

MOS HUMB