TIRANË- Pas lajmeve që qarkulluan për ndarjen e cciftit Elgit Doda dhe Klea Huta, kjo e fundit ka vendosur që të reagojë në rrjetet sociale, duke i dhënë fund spekulimeve. Në fotot e fundit që ka postuar në Instagram, Klea mban në duar unazën e martesës, një rreth me diamant, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë zërave për ndarje. Elgiti nga ana tjetër edhe më herët ka deklaruar se nuk e mbante unazën e martesës.
Çifti, prindër të një djali, celebruan dashurinë në martesë në qeshor 2023, por prej ditësh përfliten se tashmë kishin ndarë rrugët e tyre, për shkak të një lidhje të re të këngëtarit. Aktorja dhe kantautori i njohur kanë fshirë fotot së bashku në rrjetet sociale, përfshirë edhe ato të dasmës, ndërsa ende ndiqen me njëri-tjetrin në rrjetin social Instagram.
View this post on Instagram
Shpesh kjo është një strategji marketingu që ndiqet nga personat publik, për të shtuar kureshtjen e fansave në drejtim të tyre, kohë e cila shpesh përkon me lancimin e projekteve të reja artistike./ZËRI