TIRANË-Aktori Naun Shundi, i cili po lufton prej pak kohësh me një sëmundje të rëndë, tashmë ndodhet në QSUT për të marr trajtimin e nevojshmë, por gjendje e tij shëndetësore duket se është përkeqësuar. Duke qenë se shëndetit i aktorit është rënduar Teatri “Zonja e Bujtinës” u bën thirrje qytetarëve të ndalojnë çdo kontributet në faqet e hapura për ndihmë.
"Në ditë të keqe, u shfaqën njerëz të mrekullueshëm, që na ndihmuan në këtë situatë të vështirë për shëndetin e aktorit regjisorit dramaturgut Naun Shundit. Ç’do emër që ka kontrubuar në llogaritë tona të hapura, që kjo ëndërr e keqe, të mbetej vetëm një ëndërr, ka jo vetëm mirënjohjen, por mbi të gjitha, lehtësi dhe kurajo për betejën me jetën. Miq, dashamirëa, koleg, artëdashës. Mos kontribuoni më në këto faqe. Tashmë, fatkeqësisht, shëndeti i Shundit ka marrë një kthesë aspak optimale’, thuhet në postim.
Falimja e artistit kërkoi ndihmën e shqiptarëve për ta shpëtuar, pasi kostat e larta në spital janë të papërballueshme. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Kulturës garantuan trajtimin mjekësor për aktorin dhe intelektualin që ka kaluar më shumë se 46 vite në Tetarin Kombëtar. Por përpos ndihmave dhe ndërhyrjeve mjekësore, gjendja e tij mbetet e përkeqësuar./ZËRI
