
TIRANË-Numërimi mbrapsht ka nisur për ndeshjen e shumëpritur të kombëtares së Shqipërisë kundër Letonisë. Sylvinho ka publikuar formacionin, 11 ‘të besuarit’ e tij që do të nisin sfidën kundër Letonisë, pas barazimit pa gola në ‘Air Albania’ me ekipin serb.
Ndryshimet më të mëdha në formacion vijnë nga mbrojtja, me Ismajlin dhe Kumbullën që zëvendësojnë Gjimshitin e Ajetin, teksa Sylvinho ka zgjedhur të lërë në stol Hysajn, duke nisur titullar Balliun. Pjesa tjetër është e njëjtë si në sfidën me Serbinë, teksa shiritin e kapitenit e ka marrë sulmuesi Rey Manaj, i cili gaboi një 11-metërsh në sfidën e kaluar.
1. Thomas Strakosha
2. Ivan Balliu
3. Marash Kumbulla
4. Ardian Ismajli
5. Mario Mitaj
6. Julian Shehu
7. Kristjan Asllani
8. Qazim Laçi
9. Armando Broja
10. Rey Manaj (C)
11. Arbër Hoxha