Qytetërim

Ndodh edhe kjo! Futbollisti hollandez humb pasaportën, mbetet i bllokuar në Brazil

Depay humbi fluturimin e tij nga Brazili për në Holandë sepse i ishte vjedhur pasaporta. Ai po bën gjithçka që mundet për të udhëtuar në Holandë sa më shpejt të jetë e mundur.

E.K
Ndodh edhe kjo! Futbollisti hollandez humb pasaportën, mbetet i bllokuar
depay

BRAZIL- Një ngjarje e pazakontë ka vënë në siklet kombëtaren holandeze para ndeshjeve kualifikuese të Botërorit 2026. Sulmuesi Memphis Depay nuk është bashkuar me ekipin në grumbullim, pasi ka humbur pasaportën dhe është bllokuar në Brazil, ku luan aktualisht me Corinthians.

Sipas mediave holandeze, Depay ishte planifikuar të udhëtonte drejt Amsterdamit për t’iu bashkuar përgatitjeve, por pa dokument udhëtimi nuk i është lejuar të hipë në avion. Për pasojë, trajneri Ronald Koeman është detyruar të nisë stërvitjet pa njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm.

“Është një situatë që nuk varet nga ne. Shpresojmë që Memphis të mund të bashkohet sa më shpejt me skuadrën,” – deklaroi Koeman, duke konfirmuar se problemi burokratik ka prishur planet për ndeshjet ndaj Maltës dhe Finlandës.

Depay pritej të ishte titullar në të dyja sfidat, por tashmë është pothuajse e sigurt se do të humbasë të paktën ndeshjen e parë. Sulmuesi 31-vjeçar ka kërkuar tashmë një dokument emergjent udhëtimi nga autoritetet holandeze, i cili pritet të lëshohet brenda pak ditësh në mënyrë që ai të mund të rikthehet në Europë.

Deri atëherë, Holanda do të duhet të përgatitet pa një nga liderët e saj kryesorë në sulm, një situatë krejt e pazakontë për një kombëtare të këtij niveli.

Poll

MOS HUMB