
TIRANË- Për herë të parë Efi Dhedhes ka folur për krisjen e miqësisë së saj me Mikela Pupën. Dikur dy mike të ngushta që iu bashkuan emisionit "Big Brother VIP" si një personazh i vetëm, ndërsa sot nuk janë më as follow në rrjete sociale duke konfirmuar kështu një marrëdhenie të tensionaur mes tyre.
E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Efi u pyet sa i përketë miqësisë me Mikelën, edhe pse u kursye në atë çka tha, ajo u shpreh se disa njerëz duhet ti duash për aq kohë sa i ke, madje la të nënkuptohej se tashme të dyja nuk “përshtatet” më me njëra-tjetrën. Efi rrëfeu se tashmë nuk ka raporte më Mikelën dhe se gjatë gjithë kohës kanë pasur hatërmbetje mes tyre.
Gjithashtu në fund ajo u shpreh se nuk ka hequr askënd nga Instagrami duke lënë të kuptohet se ka qenë Mikela ajo që e ka ndërmarrë këtë veprim.
“Disa njerëz duhet t’i duash, t’i vlerësosh për aq kohë sa i ke. Dhe për sa kohë gjërat tuaja nuk përshtaten më me njëri-tjetrin, atëherë është momenti të ndaheni dhe secili të shohë jetën e tij. Do ta lidhim pak me përse nuk themi dot jo. Ky është pak defekti im si individ. Mund ta lidh dhe me shoqërinë. Nuk kam ditur ndonjëherë të them jo.
Nuk u zumë. Thjesht kemi diskutuar dhe kemi kuptuar që nuk përshtatemi aspak fare. Ziheshim shumë shpesh, ishim si macja me miun. Ndodhte gjithë kohës që kishte hatërmbetje, qoftë nga ana ime, qoftë nga ana e saj. Dolëm në një konkluzion që nuk mund të jemi më shoqe. Nuk jemi parë më të them të drejtën. Nga Instagram-i unë nuk kam hequr njeri.
Shtatzëninë? Patjetër që e kam uruar Mikelën. Kam qenë te ‘baby-gender’. Kam qenë aty. Nuk heq dorë kollaj nga njerëzit”, tha Efi.
Prej kohësh në media u përfol për një krisje mes dy vajzave, por me sa duket tashme Efi ‘vuri pikat mbi i' duke e konfirmuar./ ZËRI