
MIAMI- Ish-futbollisti i NFL, Johnny Manziel, është tallur në rrjetet sociale pasi e dashura e tij ka publikuar një video ku e uron për ditëlindje, por nuk është pritur mirë nga fansat. E dashura e Johnny Manziel, Jose Canseco, ka publikuar në rrjetet sociale një video ku ata kanë ndarë momente intime teksa ndodhen në vaskë.
Në një postim në Instagramin e saj duke festuar 32-vjetorin e Manziel, Canseco shkroi: Një dashuri si ti. Shoku im më i mirë dhe i imi përjetësisht. Jam shumë krenare për njeriun që ti je. Ti ke zemrën më të mirë, jam shumë më fat. Gëzuar ditëlindjen zemra ime.

Krahas mbishkrimit ishte një video e Manzielit duke larë flokët e të dashurës së tij, ndërsa dyshja ishin së bashku në vaskë. Por, menjëherë fansat sapo panë videon u shprehën të zhgënjyer nga postim, duke thënë se videoja është e turpshme dhe nuk duhet të publikohen momente të tilla në rrjetet sociale.
“Më vjen turp të të quaj ty legjend”, komentoi dikush.
“Çfarë dreqin po poston”, komentoi dikush tjetër.
“Turp”, ishte një tjetër koment.
Por kishte dhe nga ata që e shihnin videon si normale duke u shprehur se kjo është diçka që të gjithë çiftet e bëjnë. /ZËRI