Qytetërim

Tragjike/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

Futbollisti 22-vjeçar i AF Elbasanit ndërroi jetë sot pas mesnate, pas një aksidenti rrugor ndërsa ishte duke udhëtuar në aksin Prishtinë - Mitrovicë.

F.I
Tragjike/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i
Fatjon Bunjaku

ELBASAN-Futbolli shqiptar është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të futbollistit të ri Fation Bunjaku. Futbollisti 22-vjeçar i AF Elbasanit ndërroi jetë sot pas mesnate, pas një aksidenti rrugor ndërsa ishte duke udhëtuar në aksin Prishtinë - Mitrovicë.

Në një reagim në kanalet e komunikimit, AF Elbasani shpreh ngushëllimet për familjen dhe miqtë, duke thënë se klubi humbi më shumë se një lojtar.

'Sot, familja e madhe e klubit tonë humbi jo vetëm një lojtar, por një njeri që mbajti me krenari ngjyrat e klubit dhe la kontributin e tij në historinë tonë. Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me familjen Bunjaku, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe ta duan Fatjonin", shkruan AF Elbasani.

Bunjaku, i cili së fundmi ishte pjesë e AF Elbasanit në Shqipëri, gjatë karrierës së tij kishte luajtur për disa skuadra të njohura në Kosovë, ndërsa kishte qenë edhe pjesë e përfaqësueses U-21 të Kosovës, ku konsiderohej një prej futbollistëve me perspektivë.

Ndarja e tij e parakohshme ka tronditur komunitetin sportiv në Shqipëri dhe Kosovë, me shumë mesazhe ngushëllimi që kanë vërshuar në rrjetet sociale nga klube, tifozë dhe figura të futbollit.

Poll

MOS HUMB