Qytetërim

U arrestua disa ditë më parë, lirohet Florian Marku, i ndalohet dalja nga Gjermania

Çështja e tij penale është apeluar disa vite më parë dhe sipas ligjeve të Greqisë, ai duhet të kryejë të paktën 1/3 e dënimit.

I.F
U arrestua disa ditë më parë, lirohet Florian Marku, i ndalohet
Florian Marku

BERLIN- Boksieri Florian Marku është lënë i lirë, disa ditë pasi u arrestua në Gjermani, për shkak të një urdhër arresti ndërkombëtar nga Grequa. Marku është lënë i lirë nga qelia, por nuk mund të largohet nga Gjermania pa marrë vendimin e drejtësisë nëse do të ekstradohet ose jo në Greqi.

Marku ishte duke udhëtuar nga Anglia drejt Gjermanisë, teksa u ndalua në hyrje të kufirit, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti nga Greqia. 32-vjeçari akuzohet për plagosje dhe armëmbajtje pa leje. Ngjarja ka ndodhur kur boksieri ishte në moshën 18-vjeçare dhe u përfshi në një sherr në Selanik, ku u arrestua nga autoritetet greke. Asokohe Marku u dënua me 7 vite burg, por ka kryer vetëm 1 vit e gjysmë të dënimit të tij. Çështja e tij penale është apeluar disa vite më parë dhe sipas ligjeve të Greqisë, ai duhet të kryejë të paktën 1/3 e dënimit.

Marku duhet të kryejë 6 muaj burg për të mbyllur çështjen. /ZËRI

Poll

MOS HUMB