Qytetërim

"Sa do të paguajë ky budallai...", vdekja e yllit të “Friends”, shpallet fajtor një tjetër mjek

Chavez pranoi para gjykatës së se ai i dha doza ketamine doktorit Salvador Plasencia, të cilat ia shiste aktorit të “Friends”.

I.F
"Sa do të paguajë ky budallai...", vdekja e yllit të
Mark Chavez

MIAMI- Doktori Mark Chavez, i cili akuzohej se kishte lidhje me vdekjen e aktorit të njohur “Matthew Perry” është deklaruar fajtor. Chavez pranoi para gjykatës së se ai i dha doza ketamine doktorit Salvador Plasencia, të cilat ia shiste aktorit të “Friends”.

Chavez është një nga pesë personat e akuzuar për vdekjen e Perry. Aktori 54-vjeçar u gjet i vdekur në xhakuzin e oborrit të shtëpisë së tij në Kaliforninë jugore në tetor 2023. Sipas autopsisë, ai kishte një përqindje të lartë të drogës ketaminë në gjakun e tij dhe "efektet akute" të substancës shkaktuan vdekjen e tij.

Ketamina përdoret si trajtim për depresionin dhe ankthin.

Chavez pranoi se ai shiste ketaminë përmes recetave të falsifikuara. Prokurorët thanë se menaxheri i Perry-t, Kenneth Iwamasa, punoi me dy mjekët për t'i siguruar aktorit më shumë se 50,000 dollarë ketaminë disa javë vdekjes së tij.

Sipas aktakuzës, dy mjekët shkëmbyen tekste duke diskutuar se për sa duhet t’ia shisnin Perry-t dozat e ketaminës. Në disa mesazhe Chavez kishte shkruar: Pyes veten se sa do të paguajë ky budalla. Chavez rrezikon të dënohet deri me 10 vite burg, por fakti se ai pranoi fajin para gjykatës, mund t’i uli dënimin.

"Ai ka pranuar përgjegjësinë. Ai është duke bashkëpunuar", tha avokati i tij në gjykatë

Chavez ka dorëzuar pasaportën e tij dhe ka rënë dakord të dorëzojë menjëherë licencën e tij mjekësore. Ai tashmë është liruar me kusht, por do të arrestohet më 2 prill 2025. /ZËRI

Poll

MOS HUMB