Aktualitet

Xhovana Nikolli reagon sërish për vdekjen e Eneas: Sa më shumë më mallkoni, aq më shumë më shtohet jeta

Ajo shprehet se në këtë rast ka qenë viktima dhe jo fajtorja dhe se njësoj se Enea, mund të kishte vdekur gjithashtu, nëse do të ndodhej në banesë në momentin që shpërtheu lënda plasëse.

F.m
Xhovana Nikolli reagon sërish për vdekjen e Eneas: Sa më
Xhovana Nikolli dhe viktima Enea Themollari

TIRANË- Xhovana Nikolli, e dashura e Amarildo Nikollit që ndodhet pas hekurave pasi dyshohet se është vrasës me pagesë, u është përgjigjur të gjithë komentuesve që e kanë bërë fajtore për vdekjen e fqinjit të saj, Enea Themollari. Në një postim në rrjetet sociale, Xhovana fajëson Nuredin Dumanin për vendosjen e tritolin në korridorin e katit ku banonte, shpërthim që i mori jetën 26-vjeçarit të pafajshëm. Ajo shprehet se në këtë rast ka qenë viktima dhe jo fajtorja dhe se njësoj se Enea, mund të kishte vdekur gjithashtu, nëse do të ndodhej në banesë në momentin që shpërtheu lënda plasëse.

Postimi:

Sa më shumë të më mallkoni, aq më shumë më shtohet jeta. Ju jeni veç mbeturina. Se veç unë e di dhe familja ime ça po kalojmë, edhe ne ishim viktima në atë mes, nuk mora jetën e askujt nuk jam fajtore për asgjë, as un as motra ime, mund të ishte dhe nëna jonë duke qarë për ne sot. Po të kisha qenë në kuzhinë atë moment që ka plasur tritoli nuk do isha gjallë sot. Faji është i shtetit që i lë kriminelët të bëjnë ligjin nga burgu. Por ju kemi lan Zotin.

Xhovana Nikolli reagon sërish për vdekjen e Eneas: Sa më
Postimi

Thomaraj ndodhej prej më shumë se dy muajsh në gjendje kome në spitalin e Traumës dhe ndërroi jetë ditën e premte, më 4 tetor. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen në fjalë që i mori jetën një 26-vjeçari.

Poll

MOS HUMB