Qytetërim

Zgjodha Mançesterin dhe Anglinë për të jetuar përsëri futbollin: Varani rrëfen kalimin që dikur çuditi botën e futbollit

Mançesteri i kishte dhënë të gjitha shenjat e pafuqisë dhe rënies sportive.

Redaksia Zëri
Zgjodha Mançesterin dhe Anglinë për të jetuar
Rafal Varani

MADRID-Në 14 gusht 2021, kur u largua nga Reali i Madridit, asokohe 27-vjeçar, si një ndër qendërmbrojtësit më të mirë të Botës, Kampion Bote dhe 4 herë fitues i Ligës së Kampione, francezi Varan la gojëhapur jo pak specialistë. Mançesteri i kishte dhënë të gjitha shenjat e pafuqisë dhe rënies sportive. 40 milionë euro paguan të kuqtë për supermbrojtësin francez, që mbylli karrierën e tij në moshën 31-vjeçare, në shtatorin e vitit të shkuar, pasi ndërroi mendim për përvojën italiane me Komon.

Për "The Bridge Show", emisionin e bashkëmoderuar nga futbollisti aktual i Real Madridit dhe kombëtares franceze, Aurelien Tchouameni, kampioni i Botës tregoi se procesi kishte qenë i gjatë.

"Nuk është se zgjohesh në mëngjes dhe thua: "ua të largohem". Në vitin 2018, fitova gjithçka; në fakt, festuam titullin tonë të katërt në Champions League shpejt. Ishte diçka normale, hapi tjetër ishte të fitonim Ligën e Kampionëve dhe të mendonim për tjetrën", rrëfeu ai, duke treguar turbullirën që shkakton jo rrallë realizimi i shpejtë i çdo objektivi profesional. Pastaj fitova Kupën e Botës dhe i thashë vetes: "I kam arritur të gjitha" (...) i thashë vetes: "Më duhet të ndjej përsëri emocione, më duhet diçka ndryshe", rrëfeu Rafal Varani.

"I thashë vetes: Dua të përjetoj diçka tjetër'. Për mua, Anglia, dhe veçanërisht Mançesteri, është vendi ku ndjen pasionin për futbollin, e ndjen, e jeton çdo ditë. Tani që ka kaluar ca kohë, nuk kam asnjë pendesë sepse ishte një përvojë e jashtëzakonshme", ishin fjalët e ish-kampionit të Botës./ZËRI

Poll

MOS HUMB