TIRANË- Lara Colturi do vijojë të përfaqësojë Shqipërinë. Skiatorja italo-shqiptare duket se ka gjetur një marrëveshje me Federatën Shqiptare të Skive (FSHS), të paktën edhe për sezonin 2025-26. Mesa duket FSHS ka arritur të sigurojë fondin e duhur për të bërë që Colturi mos ketë pengesa me stërvijen e saj, duke i vënë edhe "vulën" kontratës së re.
"Një lajm i mirë për Shqipërinë dhe Federatën Shqiptare të Skive. Është arritur një marrëveshje që atletja Lara Colturi të vazhdoë të garoj për Shqipërinë dhe për sezonin 2025 2026. Po punohet intesivisht për detajet e kontratës . I urojmë Larës suksese në shkollë këto ditë, Përveç sportit dhe karrierës në sport Lara mbyll këtë vit studimet e shkollës së mesme. Suksese Larës dhe Shqipërisë në Lojërat Olimpike,"- njofton Federata e Skive.
POSTIMI I PLOTË:
View this post on Instagram
Vetëm pak kohë më parë, Laura Colturi kërkoi disa muaj më parë largimin nga Shqipëria dhe bashkimin me Italinë, kjo për shkak të financave të munguara. 18-vjeçarja është pjesë e ekipit shqiptar të skive prej vitit 2022, kur iu dha e drejta e garimit nga institucionet ndërkombëtare. Duke përfaqësuar flamurin kuqezi, Colturi ka arritur tre podiume në Kupën e Botës, dy vende të dyta dhe një vend të tretë. Lara Colturi iu bashkua Shqipërisë rreth 3 vite më parë, ndërsa nga ajo periudhë ka patur një rritje të jashtëzaonshme, duke shënuar historinë e sportit shqiptar./ZËRI