Qytetërim

A do u trashëgojë fëmijëve bizneset? Përgjigjet Kim Kardashian

Kim u shpreh se nëse fëmijët e saj e kanë pasion sipërmarrjen, përse të mos drejtojnë kompanitë që ajo drejton.

D.XH
A do u trashëgojë fëmijëve bizneset? Përgjigjet Kim
Kim Kardashian

SHBA – Kim Kardashian është shprehur se fëmijët e saj mund të jenë në të ardhmen drejtuesit e SKNN. Në një intervistë dhënë për Busle, Kardashian iu përgjigj pyetjes, nëse do t’i linte fëmijët, që të merren me biznesin e saj.

“Mendoj se ata do të marrin drejtimet, që kanë më tepër për zemër. Por nëse ndonjëri nga ata ka dëshirë të drejtojë biznesin tim, jam e hapur për këtë. Do të doja shumë që të përfshihen, sikundër do të dëshiroja që të jenë të lumtur”, tha Kim.

43-vjeçarja, nënë e Psalm 4 vjeç, Chicago 6 vjeç, Saint 8 vjeç dhe North 10 vjeç ka folur për herë të parë për këtë çështje. Kim ka pranuar se vajza e saj e madhe përfshihet më së tepërmi në gjërat e saj. Së fundmi, Kardashian ka publikuar linjën e re të grimit, që mban logon SKNN./ZËRI/

Poll

MOS HUMB