
ITALI- Juventusi ka nisur ofensivën për të rikthyer Sandro Tonalin në Serinë “A”. Drejtori sportive juventin, Kristiano Xhiuntoli, ndërsa pret hipotekimin e vendit në Ligë Kampionesh, ka gati skenarin e punës për përforcimin e çdo reparti në rast kualifikimi në Ligën e Kampionëve.
Emri i parë në listë është ai i Tonalit, aktualisht te Njukasëll. Dje në Zëri raportuam edhe për negociatat për Ozmihenin në sulm. Bardhezinjtë synojnë të ndërtojnë një bërthamë italiane në skuadër dhe e shohin mesfushorin si një nga më të mirët në rolin e tij në nivel botëror. Operacioni pritet të jetë i kushtueshëm. Juventusi po shqyrton mundësinë e përfshirjes së ndonjë lojtari në marrëveshje për të ulur kostot. Kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit kanë nisur.
Nga ana tjetër, vetë Newcastle nuk ka ndërmend ta largojë Tonalin, por njëherësh në mediat angleze raportohet një kujdes i shtuar që bardhezinjtë nga Njukasëlli po tregojnë për ish-in e Arsenalit dhe lojtarin më të aktivizuar e më të mirë të Marko Baronit te Lacioja, francezin Mateo Guenduzi. Kjo lëvizje shton dyshimet se Njukasëlli po kërkon zëvendësuesin e Tonalit. Francezi, i ndjekur prej kohësh nga "Magpies", pëlqehet shumë nga trajneri Eddie Howe për aspektin teknik dhe taktik, si edhe fizik, i njohur si një nga lojtarët me më shumë kilometra të vrapuara në Itali./ZËRI