Qytetërim

Barazimi mes Shqipërisë dhe Kroacisë lë të hapura llogaritë në grup, sot superpërballja Itali-Spanjë

Sa u përket formacioneve të mundshme, nuk priten ndryshime në asnjë kamp, pra do të jenë të njëjtat 11-she startuese si në ndeshjet me Kroacinë (Spanja) dhe Shqipërinë (Italia)

E.K
Barazimi mes Shqipërisë dhe Kroacisë lë të hapura
Itali-spanje

GJERMANI- Dita e sotme e Kampionatit Europian, rezervon 3 sfida interesante, ku përballja më e rëndësishme është ajo e mbrëmjes, në grupin që bën pjesë edhe Shqipëria, mes Spanjës dhe Kroacisë. Aktualisht të gjitha ekipet janë ende në lojë për të siguruar kualifikimin, edhe pse Spanja dhe Italia, janë dukshëm më favoritë edhe në letër.

Dy nga ekipet kombëtare më të kurorëzuara nga UEFA zbresin në fushën e Gelsenkirchen, ndërsa tri herë fituesja e Kampionatit Evropian Spanja takohet me mbajtësen aktuale të titullit, Italisë në turneun e pestë radhazi.

Kombëtare të cilat kanë marrë maksimumin në duelet e para, me Spanjën që po përjeton një moment të mirë, me 7 fitore e një humbje, ndërsa rekordi ndër vite kundër Italisë është i dukshëm, 13 fitore, 16 barazime e 11 humbje. Kjo është paraqitja e tetë radhazi e Italisë në finalet e kompeticionit dhe një fitore do të sigurojë një ecuri të pestë radhazi në raundet e eliminimit.

Spanja ka shënuar dhjetë gola në pjesën e parë në katër ndeshjet e fundit. Sa u përket formacioneve të mundshme, nuk priten ndryshime në asnjë kamp, pra do të jenë të njëjtat 11-she startuese si në ndeshjet me Kroacinë (Spanja) dhe Shqipërinë (Italia).

Spanjë-Itali, formacionet e mundshme:

Spanja (4-3-3) – Unai Simon, Carvajal, Le Normand, Nacho, Cucurella; Pedri, Rodri, Fabian Ruiz; Yamal, Morata, Nico Williams.

Në dispozicion: Raya, Remiro, Vivian, Merino, Joselu, Olmo, Ferran Torres, Grimaldo, Laporte, Alex Baena, Zubimendi, Oyarzabal, Jesus Navas, Fermin Lopez, Perez.

Trajner: Luis de la Fuente.

Itali (4-2-3-1): Donnarumma; Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco; Jorginho, Barella; Chiesa, Frattesi, Pellegrini; Scamacca.

Në dispozicion: Vicario, Meret, Gatti, Buongiorno, Mancini, Darmian, Bellanova, Cambiaso, Cristante, Fagioli, Folorunsho, El Shaarawy, Zaccagni, Retegui.

Trajner: Luciano Spalletti.

Gjyqtar: Slavko Vinçiq

Ndërkohë që dy sfidat e tjera të ditës së sotme, janë ajo mes Serbisë dhe Sllovenisë, që do të luhet në orën 15:00 dhe ajo me Anglisë dhe Danimarkës që do të luhet në orën 18:00. /ZËRI

Poll

MOS HUMB