VLORË-Në një ceremoni të mbajtur sot në Teatrin “Petro Marko” të Vlorës, Bashkia e Vlorës i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi” Mira Muratit, një nga figurat më të njohura në fushën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, si drejtuesja dhe pionierja e start-up-it “Thinking Machines Lab”. Kjo është një nderim për kontributin e saj në zhvillimin e teknologjisë, duke e bërë atë një emër të rëndësishëm në industrinë e inteligjencës artificiale dhe OpenAI.
Përveç Muratit, Bashkia e Vlorës nderoi edhe tenorin e njohur Josif Gjipali me të njëjtin titull. Ceremonia ishte e pranishme nga drejtues lokalë dhe qytetarë të shumtë, që vlerësuan kontributet e të dyve në fusha të ndryshme.
Mira Murati, për shkak të angazhimeve të saj jashtë Shqipërisë, nuk mundi të merrte pjesë në ngjarje, por titullin e mori e ëma, e cila shprehu mirënjohjen e thellë për nderimin. Ajo theksoi se, pavarësisht se Mira jeton dhe punon jashtë vendit, ajo gjithmonë i ndjek me interes zhvillimet në Shqipëri dhe në qytetin e saj të lindjes, Vlorën.
“Faleminderit Vlorës dhe Shqipërisë për këtë vlerësim të veçantë. Pavarësisht se Mira është larg, ajo është gjithmonë e lidhur ngushtë me qytetin dhe vendin e saj. Shpreh mirënjohjen e familjes për këtë nder dhe uroj sukses në punën tuaj për zhvillimin e mëtejshëm të qytetit të Vlorës,”- tha e ëma e Mirës gjatë fjalës së saj.
Shqiptarja nga Vlora u rendit nga "Time Magazine" ndër 100 njerëzit më me ndikim në teknologji, një nderim që e vë atë përkrah liderëve globalë të industrisë së teknologjisë dhe inovacionit./ZËRI