Qytetërim

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria fiton pesë pozicione, rekord historik nga Kosova

Sukseset ndaj Serbisë në kualifikuese dhe në miqësoren ndaj Jordanisë, kanë sjellë pikë të rëndësishme për kuqezinjtë, për shkak të nivelit të lartë të kundërshtarëve.

zh.ll
Renditja e FIFA-s/ Shqipëria fiton pesë pozicione, rekord historik nga
kombetarja shqiptare

TIRANË- Shqipëria ka njohur rritje në renditjen e FIFA-s, duke fitore 5 pozicione. Konkretisht, Shqipëria ndodhet është ngjitur në vendin e 61-të. Sukseset ndaj Serbisë në kualifikuese dhe në miqësoren ndaj Jordanisë, kanë sjellë pikë të rëndësishme për kuqezinjtë, për shkak të nivelit të lartë të kundërshtarëve.

Gjithashtu, edhe Kosova ka pësuar ngjitje rekord, duke u pozicionuar në vendin e 84-t. Kjo është renditja më e mirë në histori të përfaqësueses “dardane”.

Këto shifra janë premtuese, pasi pikët e marra dhe renditja e FIFA-s do të jenë përcaktuese në ndarjen e vazove për shortin e “play-off” në kualifikueset e Botërorit.

FIFA ka publikuar renditjen e përditësuar, pas ndeshjeve të muajit tetor. Sa i përket krysimit të renditje, Spanja vijon të mbajë vendin e parë, ndërsa Argjentina është ngjitur e dyta, duke zbritur Francën në vendin e tretë.

Poll

MOS HUMB