SHBA-Coca-Cola do të lançojë një version të ri të pijeve të saj klasike, këtë herë të ëmbëlsuar me sheqer kallami, duke konfirmuar deklaratën e fundit të Presidentit Donald Trump. Vendimi i kompanisë vjen pas një postimi në mediat sociale nga presidenti Donald Trump javën e kaluar, në të cilin ai pretendoi se e bindi kompaninë të zëvendësonte shurupin e misrit me fruktozë të lartë.
Kompania përdor sheqer të rregullt për të ëmbëlsuar pijen e saj në shumë pjesë të botës, por në SHBA zakonisht ka përdorur shurup misri, një alternativë me kosto më të ulët, për dekada të tëra. Në përditësimin e saj tremujor për investitorët të martën, firma konfirmoi se në vjeshtë do të lançojë shijen e coca cola-s të bërë me sheqer kallami amerikan. Kompania tha se produkti i ri do të plotësonte linjën e saj ekzistuese, duke u ofruar më shumë zgjedhje klientëve.
“Ne patjetër po kërkojmë të përdorim të gjithë mjetin… paketën e opsioneve të ëmbëlsimit në dispozicion deri në një farë mase aty ku ka preferenca të konsumatorëve”, tha shefi James Quincey kur u pyet për vendimin.
Ai vuri në dukje se firma tashmë përdorte sheqer kallami në disa marka në SHBA, duke përfshirë limonadën, kafenë dhe ujin me vitamina./ZËRI
