Bota

Zotimi më i ri i Trump: Do ndryshoj recetën e Coca Colës

Ndryshimi - nëse zbatohet - do të ndikojë vetëm në produktin e shpërndarë në SHBA.

k.m.
Zotimi më i ri i Trump: Do ndryshoj recetën e Coca Colës
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se kishte folur me kompaninë Coca-Cola dhe se kompania kishte rënë dakord të fillonte përdorimin e "kallam sheqerit" të vërtetë tek pijet e Coca-Cola-s që do të prodhohen në Shtetet e Bashkuara. Coca-Cola nuk pranoi ta konfirmonte menjëherë pretendimin e Trump, por më pas ndau një sqarim.

"Ne e vlerësojmë entuziazmin e Presidentit Trump për markën legjendare Coca-Cola,"- tha zëdhënësja e kompanisë, Michelle Agnew, në një deklaratë.

"Më shumë detaje mbi opsionet e reja inovative në të gjithë linjën e produkteve Coca-Cola do të shpallen së shpejti."

Sipas New York Times, Trump e bëri deklaratën pa përmendur shurupin e misrit me fruktozë të lartë, i cili është përdorur gjerësisht në Coca-Cola amerikane që nga vitet 1980, pjesërisht sepse është më i lirë se sheqeri. Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore Robert F. Kennedy Jr. ia ka atribuar pjesërisht epideminë e obezitetit në Shtetet e Bashkuara përdorimit të këtij shurupi.

Coca-Cola tashmë shet versione të pijeve të saj të bëra me sheqer kallami, siç është "Mexican Coke" (e njohur edhe si MexiCoke), e cila fillimisht u importua jozyrtarisht nga Meksika përmes shpërndarësve të pavarur. Që nga viti 2005, kompania ka importuar zyrtarisht edhe MexiCoke në Teksas, duke zgjeruar gradualisht shpërndarjen e saj në të gjithë vendin - kryesisht në zona me komunitete të mëdha hispanike.

Gjithashtu, për periudhën e Pashkës, kompania prodhon dhe shpërndan një version "kosher" të Coca-Cola me sheqer në vend të shurupit të misrit, pasi konsumi i misrit dhe drithërave të tjerë është i ndaluar për hebrenjtë. Ky produkt dallohet nga kapaku i tij karakteristik i verdhë.

Por ende nuk dihet nëse Coca-Cola do ta zëvendësojë plotësisht shurupin e misrit me sheqer në prodhimin e saj amerikan të Coca-Cola-s. Një zëdhënëse e kompanisë nuk tha diçka e tillë kishte pak gjasa të ndodhte dhe se deklarata e Trump ishte thjesht një dëshirë personale ose një keqkuptim. Shtëpia e Bardhë ende nuk ka komentuar për këtë çështje./ZËRI

Poll

MOS HUMB