Qytetërim

Dani Alves do dalë para gjykatës, sa vite burg rrezikon ish-lojtari i Brazilit

Ish-mbrojtësi i Brazilit dhe Barcelonës do të dalë në gjykatë, në lidhje me akuzat për sulm seksual. Ai rrezikon 4 deri 15 vite burg.

D.XH
Dani Alves do dalë para gjykatës, sa vite burg rrezikon ish-lojtari i
Dani Alves

BARCELONË - Ish-mbrojtësi i Brazilit dhe Barcelonës, Dani Alves do të dalë në gjyq në Spanjë për sulm të dyshuar seksual.

Alves, 40 vjeç, është në burg pa pasur mundësinë për liri me kusht që nga janari, pasi u arrestua mbi akuzën se sulmoi seksualisht një grua në një klub nate të Barcelonës në dhjetor 2022.

Ai i mohoi pretendimet dhe thotë se kishte bërë seks konsensual me akuzuesen e tij. Një gjykatë e Barcelonës tani ka vendosur se ka arsye të mjaftueshme që ai të dalë në gjyq, pas kërkesave të prokurorit publik dhe avokatit të gruas.

“Deklaratat e viktimës së supozuar dhe deklaratat e dëshmitarëve dhe raportet e ekspertëve që paraqiten në këtë rast duhet të konsiderohen si të mjaftueshme për këtë qëllim, pa paragjykuar rezultatin përfundimtar pas seancës plenare”, thuhet në deklaratën e gjykatës.

Nuk është caktuar ende një datë për procedurat. Alves u padit zyrtarisht nga një gjykatës spanjoll në gusht.

Në Spanjë, një pretendim për përdhunim hetohet nën akuzën e përgjithshme për sulm seksual. Dënimet për raste të ngjashme mund të shkojnë nga 4 deri në 15 vjet.

Alves luajti 408 herë për Barcelonën, duke fituar gjashtë tituj të La Ligës dhe tre Champions League në dy periudha dhe gjithashtu ishte pjesë e skuadrës së Brazilit për Kupën e Botës 2022.

Klubi i tij më i fundit, skuadra meksikane Pumas UNAM, e ndërpreu kontratën e brazilianit me efekt të menjëhershëm në janar./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB