Qytetërim

DETAJE/ Terroristi që planifikoi sulmin në koncertin e Taylor Swift me origjinë shqiptare, fqinjët: Vizitohej nga një grua me burka

Familja e 19-vjeçarit ishte shpërngulur nga Vjena në qytetin e Ternitz, ku u arrestua i riu.

I.F
DETAJE/ Terroristi që planifikoi sulmin në koncertin e Taylor Swift me
Taylor Swift

VJENË- Xhihadisti 19-vjeçar i cili u arrestua të mërkurën në Austri me akuzën e përgatitjes së një sulmi terrorist në një nga tre koncertet që Taylor Swift do të luante sot, nesër dhe të shtunën në vend është nga Maqedonia e Veriut.

Sipas “Protothema”, familja e 19-vjeçarit ishte shpërngulur nga Vjena në qytetin e Ternitz, ku u arrestua i riu. Mësohet se familja e 19-vjeçarit, kanë nënshtetësi austriake, por janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Kujtojmë se xhihadisti që kreu një sulm terrorist në Vjenë më 2 nëntor 2020, ishte me origjinë nga Maqedonia e Veriut, duke rezultuar në katër të vdekur dhe 23 të plagosur. Sipas informacioneve, 19-vjeçari së fundmi mund të jetë ndikuar nga ekstremistët, ku filloi të vishej si talebanët dhe të mbante mjekër.

Gjithashtu fqinjët shprehen se kishin parë edhe një grua me burka në banesën e 19-vjeçarit.

Mediat austriake raportojnë gjithashtu se 19-vjeçari punonte në një laborator dhe dyshohet se vidhte kimikate që mund të përdoreshin për të bërë eksplozivë. Kimikatet e tilla janë gjetur në shtëpinë e 19-vjeçarit dhe janë duke u ekzaminuar. Përveç 19-vjeçarit, autoritetet austriakeu informuan për sulmin e planifikuar nga një shërbim sekret i huaj. Gjithashtu janë arrestuar edhe dy 17-vjeçarë, pasi dyshohen se janë bashkëpunëtoret e tij.

Dje, zyartarët austriakë njoftuan se anuluan koncertet e Taylor Swift pasi morën paralajmërime për një sulm terrorist. Në pranga të policisë ranë 3 persona, një 19-vjeçar dhe dy 17-vjeçar. Dyshohet se 19-vjeçari është organizatori kryesor i këtij sulmi. Sipas zyrtarëve, i riu është një anëtar i organizatës terroriste ISIS. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB