Qytetërim

Planifikonin sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift, arrestohen dy të rinjtë

Ishin stafi i sigurimit të këngëtares që dërguan informacionin tek autoritetet dhe më pas nisi aksioni për të arrestuar dy anëtarët e ndaj organizatës terroriste Shteti Islamik.

F.m
Planifikonin sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift, arrestohen dy
Taylor Swift

AUSTRI- Dy persona janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë planifikuar një sulm terrorist në një koncert të Taylor Swift në Vjenë. Njëri prej tyre është një 19-vjeçar me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

“Ekziston një dyshim konkret se ekziston një kërcënim për koncertet e Taylor Swift,”- tha një zëdhënës i policisë për “Krone Zeitung” të mërkurën.

Ishin stafi i sigurimit të këngëtares që dërguan informacionin tek autoritetet dhe më pas nisi aksioni për të arrestuar dy anëtarët e ndaj organizatës terroriste Shteti Islamik.

"Ne e dimë se ai u betua për besnikëri ndaj IS. Ai e bëri këtë disa javë më parë”, tha prokurori publik përgjegjës, Franz Ruf.

“Ndërkohë, kontrollet e sigurisë do të shtohen masivisht në koncertet e ardhshme të enjten, të premten dhe të shtunën. Aktualisht nuk ka asnjë mundësi anulimi, por vizitorët duhet të presin vonesa,”- e mbylli fjalën e tij ai.

Poll

MOS HUMB