Qytetërim

Divorci i Kevin Costner: Dyshoja se gruaja më tradhtonte

Aktori kishte dyshime të forta se diçka po ndodhte mes gruas së tij Christine Baumgartner dhe bankierit Josh Connor.

f.t
Divorci i Kevin Costner: Dyshoja se gruaja më tradhtonte
Christine Baumgartner dhe Kevin Costner

SHBA- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ndarjen e aktorit Kevin Costner me partneren e tij Christine Baumgartner, pas 18 vitesh njohje. Aktori kishte dyshime të forta se diçka po ndodhte mes gruas së tij Christine Baumgartner dhe bankierit Josh Connor.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë u bë e ditur se Baumgartner është në lidhje me 49-vjeçarin Connor, i cili është baba i divorcuar i tre fëmijëve. Kujtojmë se pesë muaj më parë Baumgartner e befasoi aktorin 68-vjeçar duke bërë kërkesën për divorc. 

Një burim i aktorit tha se Costner i dyshonte para divorcit se gruaja e tradhtonte. Gjithashtu thuhet se marrëdhënia e ngushtë e Christine me Josh ishte problemi i madh në martesën e Costner. Majin e kaluar, Baumgartner bëri kërkesë për divorc pas 19 vitesh martesë, duke përmendur "dallimet e papajtueshme ". Divorci erdhi disa muaj pas një beteje të gjatë gjyqësore./ZËRI

Poll

MOS HUMB