TIRANË- Aktorja Egla Ceno ka reaguar ndaj vendimin të Gjykatës së Tiranës, e cila shaplli fajtori për shpifje ndaj emrit të Saimri Kodrës. Gjykata e Tiranës e ka shpallur fajtore Cenon, duke e gjobitur me 1 milion lekë të vjetra për shpifje ndaj gazetarit Kodra. Vendim të cilin, Ceno thotë se do të apelojë në të gjitha hapat ligjore.
Gjatë një interviste televizive, Ceno nuk pranoi të komentojë vendimin e gjykatës, pasi ende nuk është zbardhur. Megjithatë, pavarësisht vendimti, aktorja u shpreh se i qëndron deklaratës që ka bërë në “Big Brother”, kur tha se është ngacmuar seksualisht në vendin e punës prej Kodrës.
E pyetur nëse kishte kontaktuar me Saimir Kodrën, Ceno u përgjigj e prerë se nuk e lidhte asgjë me të. Duke mos dhënë më shumë detaje në reagimin e saj, aktorja tha se çdo detaj në lidhje me çështjen do ta rrëfejë brenda institucioneve përkatëse.
“Nuk marr përsipër të flas për vendimin e gjykatës, ende nuk është zbardhur. Avokati më ka telefonuar, nuk kam qenë vetë prezente në seancë, avokati më tha që unë dënohem si fajtore dhe detyrohem të shkruaj në një media një përgënjeshtrim, ky është dënimi që avokati më tha që është marrë. Vendimi nuk është zbardhur, nuk dihet mbi ç’bazë arsyetimesh
Më vjen mirë që kjo kauzë është në vëmendjen e të gjithëve, sepse ky është dhe qëllimi i kësaj kauze. Kam një video në Instagram ku kam folur fjalën e fundit në seancë, dhe ajo video është literalisht fjala ime e fundit, nuk kam asnjë presje për të shtuar apo hequr. Unë nuk do tërhiqem, me mjete ligjore do ta vazhdoj këtë betejë, dhe dy jetë të kisha do i shfrytëzoja për të vazhduar këtë betejë.
Ndihem shumë mirë që flitet për këtë gjë publikisht, duhet të flitet. Njerëzve që dinë të lexojnë nën reshta dhe që respektojnë figurën time apo këtë kauzë, të jenë të kujdesshëm sesi drejtohen. Kjo është një çështje që do durim dhe unë kam gjithë durimin e botës për ta çuar përpara,
Unë bëra rrëfim personal për një kauzë të lartë sociale, nuk u shpreha padashje apo në emocione e super.
Do ta ankimoj, do t’i shkoj deri në fund, tani më shumë se kurrë. Do doja ta kisha bërë më herët, por nuk ka një kohë të përcaktuar për këtë.
E thashë në Big Brother sepse nuk kanë qenë kushtet për ta folur më parë, nuk ma ka tërhequr truri. Konteksti ku isha, konteksti ku dola, ishte në kontekstin e një bisede të organizuar me letra, ku flitej për këtë temë, dhe unë solla eksperiencën time”
Nuk më lidh asgjë me zotërinë në fjalë, nuk kam folur dhe as takuar pas deklaratës. Çfarë kam për të thënë do zhvillohen brenda institucioneve përkatëse”, u shpreh ajo.
