
TIRANË- Nëse po planifikoni një udhëtim, atëherë mendoni seriozisht të merrni miqtë tuaj që i përkasin 5 shenjave të mëposhtme të zodiakut. Ata nuk janë vetëm shoqërues të mirë, por do t'ua bëjnë udhëtimin e paharrueshëm.
Virgjëresha
Aftësitë organizative të një Virgjëreshe do të jenë shumë të dobishme gjatë një udhëtimi. Për shkak se duan perfeksionin, asgjë nuk do t'ua prishin udhëtimin.
Shigjetari
Nëse doni të jetoni një aventurë të vërtetë, atëherë duhet të keni një Shigjetar me vete. Ata që i përkasin kësaj shenje e duan veprimin dhe do të dinë saktësisht se ku të shkojnë për të kaluar një kohë të paharrueshme. Sigurisht, ata do të organizojnë gjithçka për këtë udhëtim aventuresk.
Peshqit
Të ndjeshëm dhe të qetë, Peshqit janë shoqëruesit idealë për një udhëtim relaksues. Nëse dëshironi të “humbni”, organizoni një udhëtim me mikun tuaj peshk.
Dashi
Keni vështirësi të vendosni se ku të shkoni dhe çfarë të bëni? Kërkojini një Dashi që t'ju japë përgjigje për gjithçka dhe të organizojë udhëtimin tuaj. Ai është vendimtar dhe do të arrijë të përgatisë gjithçka në çdo detaj.
Peshorja
Shpirtra të gëzuar, Peshoret janë ato që nuk do t'ju lënë të mërziteni në udhëtimin tuaj. Të gjallë dhe diplomatikë, ata do të përpiqen t'i bëjnë të gjithë të kalojnë mirë. Personaliteti i tyre me siguri do ta bëjë udhëtimin tuaj unik./ZËRI