Qytetërim

Eleminimi i dyfishtë, pas Rozës, edhe Erjola largohet nga gara e Big Brother. Zbulon emrin e fituesit

Erjola qëndroi për më shumë se 100 ditë në shtëpinë e Big Brother

E.K
Eleminimi i dyfishtë, pas Rozës, edhe Erjola largohet nga gara e Big
ERJOLA DOCI

TIRANË- Mbrëmja e djeshme ka qenë e mbushur me shumë emocione në shtëpinë e Big Brother. Pas Rozës që ishte banorja e parë që la shtëpinë, pas një eleminimi të dyfishtë edhe Erjola Doçi ndërpreu rrugëtimin e saj në Big Brother VIP.

Banorja u eliminua dy javë përpara finales së madhe, pas një nominimi të hapur brenda natës.

Ajo nuk kishte një biletë fati, kështu që nuk kishte asnjë mundësi për rikthim.

E buzëqeshur ka mbërritur më pas në studio, ku shprehu kënaqësinë për të gjitha momentet që ka kaluar brenda shtëpisë. Ndërkohë sa i takon emrit të fituesit, si Roza ashtu edhe Erjola dhanë atë të Julian Dedës. Ky i fundit do të jetë këtë javë në një nominim kokë më kokë me Meritonin për një vend në finale e madhe të 25 Majit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB