
TIRANË- Roza Lati është e eliminuara e parë e kësaj mbrëmjeje, e cila lë shtëpinë dhe heq dorë nga çmimi i madh dy javë përpara finales. Ajo ishte në nominim me Heidin, Erjolën dhe Françeskën. Ishte kjo e fundit që i vendosi vajzat në një nominim për shkak se hapi kutinë e Pandorës.
Por e përzgjedhura e publikut për të dalë ishte pikërisht Roza. Përpara daljes nga shtëpia, Roza nuk i mbajti dot lotët, duke përshëndetur të gjithë banorët e tjerë. Ndërsa pasi doli nga shtëpia bëri edhe parashikimin e saj për fituesin e edicionit të tretë të "Big Brother VIP3".
Për të fituesi është aktori Julian Deda./ZËRI