Qytetërim

Europa League/ Leverkusen mundi Romën 2-0, Atalanta 'kokë më kokë' me Marsejën

Edhe pse Roma kishte shanset e saj, gjermanët në fund festuan një fitore të pastër 2-0 dhe fituan një epërsi të qartë në kualifikimin për në finalen e Europa League.

E.K
Europa League/ Leverkusen mundi Romën 2-0, Atalanta 'kokë më
Pamje nga ndeshja

Kush do ta ndalojë këtë Leverkusen? Kjo ishte pyetja që shumë analistë të sportit bënë pasi skuadra e Xabi Alonso mundi Romën. Edhe pse Roma kishte shanset e saj, gjermanët në fund festuan një fitore të pastër 2-0 dhe fituan një epërsi të qartë në kualifikimin për në finalen e Europa League.

Ndërkohë përfundoi pa fitues gjysmëfinalja e parë e Ligës së Evropës mes Marsejës dhe Atalantës, teksa dy skuadrat barazuan në “Velodrome” me rezultatin 1-1. Dy skuadrat do të mbyllin “llogaritë” në revanshin e Bergamos pas një jave.

Bergamaski kaloi në avantazh në minutën e 11-të me gjuajtjen e Skamakas. Marsejanët barazuan ndeshjen në minutën e 20-të me goditjen e Bebës me breshëri nga brenda zonës. Marsejët kërkuan më shumë golin e fitores dhe u afruan në minutën e 73-të, por topi u ndal në shtyllë pas goditjes së fuqishme të Unahit./ZËRI

Poll

MOS HUMB