Qytetërim

Fanela e artë e Manaj për golin historik kundër Serbisë, ja sa u shit në ankand

Fanela që Manaj përdori në sfidën me Serbinë, e luajtur më 11 tetor në Leskovc, u ble për thuajse 3,100 euro në një ankand të faqes MatchëornShirt, me të cilën FSHF ka marrëveshje.

zh.ll
Fanela e artë e Manaj për golin historik kundër Serbisë, ja
rey manaj

TIRANË- Rey Manaj mund të konsiderohet heroi i Shqipërisë në ndeshjen kundër Serbisë, e luajtur më 11 tetor në Leskovc, ndërsa fanela që mbajti veshur ka hyrë tashmë në historinë e kombëtares shqiptare. Fanela që Manaj përdori në sfidën me Serbinë, e luajtur më 11 tetor në Leskovc, u ble për thuajse 3,100 euro në një ankand të faqes MatchëornShirt, me të cilën FSHF ka marrëveshje.

Fanela e artë e Manaj për golin historik kundër Serbisë, ja
fanela e rey manaj në ankand

Oferta më e lartë erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje blerësi ishte i vendosur për ta patur, pasi e ka rritur shumën 11 herë, ku fillestarja ishte 378 euro. Fanela e firmosur nga sulmuesi i Kombëtares ka një vlerë dhe histori të veçantë, pasi ai ishte edhe shënuesi i golit të vetëm që vendosi suksesin historik ndaj Serbisë, një kundërshtar dhe ndeshje e rëndësishme. 

Në fakt, kjo është fanela e dytë më e shtrenjtë e Kombëtares. Rekordin e mban ajo e Nedim Bajramit në përballjen e fazës së grupeve të Euro 2024 me Italinë, ku shënoi edhe golin më të shpejtë në historinë e Europianit, pas 23 sekondave. Fanela u ble për 5,792 euro.

Poll

MOS HUMB