Qytetërim

Çfarë po ndodh me Mila Kunis dhe Ashton Kutcher pas përfshirjes së këtij të fundit në skandalin e Diddy?

Çifti, i cili u njoh në xhirimet e "That '70s Show" dhe u martua në vitin 2015, mori shumë vëmendje nga mediat kur në fillim të vitit 2023, Kutcher dhe Kunis u shfaqën së bashku në turneun e Taylor Swift me fëmijët e tyre, duke treguar se sa të dashuruar janë. 

M.M
Çfarë po ndodh me Mila Kunis dhe Ashton Kutcher pas përfshirjes
Ashton Kutcher dhe Mila Kunis

SHBA- Ashton Kutcher dhe Mila Kunis, së fundmi janë përfolur për një ndarje mes tyre, për shkak të përfshirjes së aktorit në fotot e vjetra që e lidhin atë me Sean "Diddy" Combs . Diddy është nën hetim për krime të rënda, por sipas People thashethemet që lidhen me Ashton Kutcher janë krejtësisht të pavërteta.

“Kutcher nuk ka asnjë lidhje me rastin dhe miqësia e tij me Diddy ishte e rastësishme, në disa ngjarje biznesi. Çifti, i njohur për stabilitetin e tyre, vazhdojnë të jetojnë të lumtur me dy fëmijët e tyre, Wyatt dhe Dimitri.”

Çifti, i cili u njoh në xhirimet e "That '70s Show" dhe u martua në vitin 2015, mori shumë vëmendje nga mediat kur në fillim të vitit 2023, Kutcher dhe Kunis u shfaqën së bashku në turneun e Taylor Swift me fëmijët e tyre, duke treguar se sa të dashuruar janë. 

Pavarësisht zërave, çifti mbetet i përkushtuar ndaj familjes, duke dëshmuar se këto pretendime nuk kanë asnjë bazë./ ZËRI

Poll

MOS HUMB