Qytetërim

"Fluturoi" nga muri dhe u përjashtua nga "BBV", rrëfehet Kristi: Që të dilja i larë në flori...S'kisha as çelësa shtëpie

Ndërkohë, sot i ftuar në “Fan Club”, Kristi ka folur sërish duke ndarë të tjera detaje.

zh.ll
"Fluturoi" nga muri dhe u përjashtua nga "BBV",
kristi lamaj

TIRANË- Këngëtari dhe ish-banori i "Big Brother VIP Albania 5", Kristi Lamaj, ka reaguar pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend. Gjatë prime-t të djeshëm, ai zbuloi arsyet që 'e detyruan' të merrte vendimin për të thyer sërish rregullat me qëllim përjashtimin e tij nga gara.

Ndërkohë, sot i ftuar në “Fan Club”, Kristi ka folur sërish duke ndarë të tjera detaje. Sipas këngëtarit, kjo ishte mënyra e vetme që të dilte i pastër nga loja e banorëve aty brenda, që u shpreh se nuk po i pëlqen.

“Shtëpinë magjike, kushte të jashtëzakonshme dhe ishte një nga ato momente të jashtëzakonshme. Mendoj që është cikël jetësor edhe ajo që ndodh në BBV. Nuk mendoja se kishte një ndasi, të jetuarit aty dhe mënyra se si do të luaje ishte pa ndarje. Unë dhash jetën aty, ka një lindje dhe një vdekje. Në përfundim shpresoj që të mbahen mend. Nuk pretendoj të dal i larë në flori nëse zhytësh në llum. Kjo ishte mënyra që të dilja i larë në flori”, tha Kristi Lamaj.

Njëkohësisht, Kristi ka zbuluar edhe reagimin e familjarëve, se si e kanë pritur përjashtimin e tij nga "Big Brother VIP." "Pse"?, familjarët kanë pasur të njëjtën pyetje ashtu sikurse publiku, por mesa duket këngëtari, nuk disa gjëra ka vendosur mos t'i rrëfejë as për ata. 

“Hera e parë ishte pse, donin të dinin pse. Ka disa gjëra që merren me vete. Disa gjëra do t’i marr me vete. Kam takuar mamin dhe vëllain mbrëmë sapo nisi prime, kur erdhën në prime. Se nuk kisha as çelësa shtëpie asgjë, kam qëndruar tek shoqëria”, u shpreh ish-banori i BBV”, u shpreh Kristi. 

Kristi Lamaj ishte një nga banorët më të komentuar të këtij edicioni. Ai "u arratis" nga muri i shtëpisë së "BBV" vetëm një ditë para prime-t. Për publikun dhe banorët u transmetuan pamjet, ku Kristi kishte kaluar sërish murin rrethues të shtëpisë, një veprim i përsëritur nga ana e tij, që u mor vendimin për përjashtimin e tij nga gara./ZËRI

Poll

MOS HUMB