Qytetërim

Goli i Milot Rashicës, Kosova e mbyll në epërsi pjesën e parë

Goli i tij çoi peshë zemrat e tifozëve të “Dardanëve” dhe ndezur në festë stadiumin “Fadil Vokrri”.

k.m.
Goli i Milot Rashicës, Kosova e mbyll në epërsi pjesën e
Milot Rashica

PRISHTINË- Kosova e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë të sfidës me Izraelin, sfidë kjo e vlefshme për Euro 2024. "Dardanët" i kanë nxjerrë në epërsi Rashica, i cili shënoi pas një asisti që i pasoi Muriqi. Goli i tij çoi peshë zemrat e tifozëve të “Dardanëve” dhe ndezur në festë stadiumin “Fadil Vokrri”.


Përballja e sotme e Kosovës me Izraelin vjen për të rikuperuar ndeshjen e prapambetur eliminatore të muajit tetor, e shtyrë në atë kohë për shkak të shpërthimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit. Për shkak të luftës, ndeshja e sotme po zhvillohet nën masa të forta sigurie.

Rreth gjysmë orë para se të niste ndeshja, impianti i Prishtinës dukej i boshatisur, pasi tifozët e kishin të vështirë aksesin në stadium si në ndeshjet e tjera. Për shkak të frikës së ndonjë sulmi terrorist, janë shtuar masat në formën më ekstreme. Forcat e Policisë së Kosovës kanë arrestuar dy persona pas kontrollove që janë ushtruar gjatë tentativës së tyre për t’u futur në stadium./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB