
HIMARË-Ivanka Trump, vajza e ish presidentit te SHBA Donald Trump edhe këtë vit ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të shijuar pushimet. Ajo është parë me jahtin e saj luksoz në Qeparo, i cili ka qenë i parkuar që në orën 09:00 në atë zonë.
Kjo nuk është hera e parë që vajza e ish-presidentit Donald Trump dhe dhëndri i tij Jared Kushner zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet. Vizita e parë ka qenë në vitin 2021 dhe dyshja do të zgjidhnin sërish bregdetin e Shqipërisë, si destinacionin e tyre për të pushuar në vitin 2023. Çifti Ivanka Trump dhe Jared Kushner u panë në Sarandë dhe në bregdetin e Jalës me jahtin e tyre luksoz.
Jared Kushner u tërhoq nga një nga zonat turistike me rritje më të shpejtë në botë qytetin turistik të Shqipërisë Ksamilin, i cili renditet ndër destinacionet kryesore globale të Airbnb. Pas vizitave të shpeshta duket se lindën dhe planet për investim në Shqipëri.
Grupi i biznesit të Kushner, 'Affinity Partners', planifikon ta kthejë ishullin e Sazanit, në Mesdhe, në një destinacion turistik luksoz. Jared Kushner do të investojë 1 milard dollarë për Ishullin e Sazanit në vila dhe resorte lusoze. Dhëndri i ish-presidentit Donald Trump ka shprehur interesin përmes kompanisë së tij ‘Affinity Partners’. Firma e kapitalit privat me bazë në Majami planifikon të transformojë ishullin e Sazanit të Shqipërisë në Mesdhe, që më parë ishte shtëpia e një baze ushtarake, në një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman. /ZËRI