Qytetërim

‘Jam shumë i sertë në familje’, Albano: Kur motra më tha që kishte 4 vite me një djalë, më ra si ‘bombë’

Mungesa e babait, ka bërë që Albano të jetë më i sertë në familje

E.K
‘Jam shumë i sertë në familje’, Albano: Kur motra
Albano Bogdo

TIRANË- Aktori Albano Bogdo në një diskutim me fermerët e tjerë në Ferma VIP ka treguar një histori familjare. Ai ka rrëfyer momentin kur motra e tij i ka treguar se prej katër vitesh njihte një djalë dhe kjo i erdhi si “bombë”.

Ai u shpreh se me motrën kishte një marrëdhënie si shoqe ndaj priste që ajo të mos i kishte lënë diçka pa thënë.

"Më tha motra, i thash ok të vij djali dhe ta kërkoj dorën. I thash faleminderit që ke katër vite dhe po më thua mua të fundit. Motrën e kam trajtuar gjithmonë si shoqe dhe mendova se më kishte thënë çdo gjë dhe për katër vjet s’më kishte thënë. Edhi ai, as ai se kishte babain erdhi bashkë me vëllain dhe të ëmën. Kërkuan dorën dhe unë i thash do mendohem. Unë jam shumë i sertë në familje ngaqë nuk e kemi pas babain. Kur më ka ardhur motra bashkë me mamanë që më treguan, po dridheshin të dyja", u shpreh Albano.

‘Jam menduar 6 muaj për të dhënë dorën e saj, dhe nuk më pyesnin hë çdo bësh”, ka vijuar më tej rrëfimin e tij aktori.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB