Qytetërim

KALENDARI: Publikohen datat e ndeshjeve të Kombëtares, Serbia do të 'zbarkojë' në Tiranë pa tifozë

Një tjetër përballje e fortë do të jetë ajo me Serbinë, 10 vite pas ndeshjes në Beograd, ku futbollistët shqiptarë u sulmuan në fushë dhe ndeshja u fitua në tavolinë nga Kombëtarja kuqezi me rezultatin 3-0. Në grup është edhe skuadra e Letonisë dhe Andorrës.

k.m.
KALENDARI: Publikohen datat e ndeshjeve të Kombëtares, Serbia do
Ndeshjet

TIRANË- Shqipëria njohu dje kundërshtarët që do të ketë përballë në kualifikueset e Botërorit 2026. Edhe kësaj herë shorti nuk është treguar shumë bujar me kuqezinjtë që do të përballen me nënkampionët e Europës, Anglinë. Një tjetër përballje e fortë do të jetë ajo me Serbinë, 10 vite pas ndeshjes në Beograd, ku futbollistët shqiptarë u sulmuan në fushë dhe ndeshja u fitua në tavolinë nga Kombëtarja kuqezi me rezultatin 3-0. Në grup është edhe skuadra e Letonisë dhe Andorrës.

Pas shortit, UEFA ka publikuar edhe kalendarin e plotë të Shqipërisë në këtë kompeticion. Kuqezinjtë do ta nisin rrugëtimin në transfertë ndaj Anglisë. Ndeshja e parë është planifikuar të luhet më 21 mars 2025, në orën 20:45.

KALENDARI: Publikohen datat e ndeshjeve të Kombëtares, Serbia do
Ndeshjet

Pas 3 ditësh, më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Andorrës, në orën 20:45. Dy ndeshjet e radhës janë në qershor 2025. Ndeshja Shqipëri – Serbi do të luhet më 7 qershor, në orën 20:45. Por ndeshja në Tiranë do të luhet pa praninë e tifozëve serbë, pasi UEFA e ka dënuar skuadrën kombëtare të Serbisë me dy ndeshje pa tifozë. Sipas një vendimi që mori UEFA dje, skuadra serbe është dënuar për thirrjet raciste dhe diskriminuese, në takimin kundër Zvicrës më 15 nëntor dhe ndaj Danimarkës në Nations League.

Pas 3 ditësh, më 10 qershor, kuqezinjtë do të udhëtojnë në transfertë për t’u përballur me Letoninë. Takimi do të luhet në orën 20:45. Në shtator, skuadra kuqezi do të luajë vetëm një ndeshje në shtëpi. Takimi Shqipëri – Letoni do të luhet më 9 shtator, në orën 20:45.

Edhe në tetor, në program është vetëm një ndeshje në transfertë. Ndeshja Serbi – Shqipëri do të zhvillohet më 11 tetor, në orën 20:45. Shqipëria do të mbyllë rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit 2026 në muajin nëntor, pasi sfida Andorrë – Shqipëri do të luhet më 13 nëntor, në orën 20:45. Më pas, ndeshja e fundit do të luhet në stadiumin kuqezi “Arena Kombëtare”. Supersfida Shqipëri – Angli do të luhet më 16 nëntor, në orën 20:45./ZËRI

Poll

MOS HUMB