Qytetërim

Kim Kardashian: Kam injektuar spermë salmoni në fytyrë

Së fundmi, ylli 43-vjeçar i serialit "The Kardashians" foli për një trend të ri të fytyrës që provoi.

k.m.
Kim Kardashian: Kam injektuar spermë salmoni në fytyrë
Kim Kardashian

SHBA- Kim Kardashian është e vendosur të bëjë gjithçka për t'i dhënë lëkurës së saj një shkëlqim rinor. Së fundmi, ylli 43-vjeçar i serialit "The Kardashians" foli për një trend të ri të fytyrës që provoi.

"Kam injektuar spermë salmoni në fytyrën time,"- i tha Kim-mamasë së saj, Kris Jenner në episodin e kësaj jave të "The Kardashians". 

Në një intervistë të dhënë në vitin 2022 me "New York Times", Kim foli për gatishmërinë e saj për të provuar çdo gjë për të përmirësuar pamjen e saj.

"Do të provoja çdo gjë. Nëse do të më thoshit se duhet të haja jashtëqitje çdo ditë dhe do të dukesha më e re, do e bëja,"-thoshte ajo në atë kohë./ZËRI

Poll

MOS HUMB