Qytetërim

Emocionuese! Gruaja nga Lezha lind në ambulancë

Foshnja nuk ka pritur dot dhe ka ardhur në jetë brenda ambulancës, teksa nëna ishte nisur për të lindur në spitalin e Shkodrës.

k.m.
Emocionuese! Gruaja nga Lezha lind në ambulancë
Foto nga brenda ambulancës

LEZHË- Një grua nga Lezha ka sjellë në jetë fëmijën e saj në ambulancë. Foshnja nuk ka pritur dot dhe ka ardhur në jetë brenda ambulancës, teksa nëna ishte nisur për të lindur në spitalin e Shkodrës. Lajmi u nda nga Urdhri i Infermierëve të qarkut, ku shkruajnë se lindja në kushte jo normale u realizua nga mamitë e Maternitetit “Zef Zefaj”.

“Një histori e bukur që nis me gëzimin e asaj dite. Dhe ndërsa temperaturat e larta pushtojnë vendin, një nënë e re niset drejt Shkodrës për të lindur. Por ja që koha nuk pret për ta realizuar në kushtet normale të një Spitali. Janë profesionistet mami te Maternitetit “Zef Zefaj” Lezhë, të cilat e realizuan këtë lindje në ambulancën që transportonte këtë nënë. Gjithçka kaloi normalisht në kushte jo normale, falë kujdesit shëndetësor dhe profesionalizmit. Nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë dhe falenderimi shkon përtej përulësisë për këto profesioniste që gëzuan zemrën e Shërbimit shëndetësor dhe mbarë komunitetit! Duart e arta që na dhurojnë jetë, faleminderit!,"- bënë me dije Urdhri i Infermierëve.

Pasi lindja ka ndodhur, nëna dhe i porsalinduri u dërguan menjëherë në spital. Për fat të mirë, të dy gëzojnë shëndet të plotë./ZËRI

Poll

MOS HUMB