
KOSOVË- Këngëtari Blero Muharremi ka qenë një nga personazhet më të komentuar të ‘Big Brother Vip Kosova’, edhe për shkak të historive të tij të dashurisë.
Ndonëse nga publiku u pa si një nga pretendentët për të fituar çmimin e madh, artisti vendosi të lërë garën spektaklin e të premtes, pasi u shpreh se shëndeti i tij është më i rëndësishëm sesa një lojë, duke nënkuptuar se mbyllja në shtëpi i kishte shkaktuar gjendje ankthi.
E teksa një ditë më parë ai u fotografua në aeroport duke u larguar nga Kosovca, duket se paska patur një arsye të fortë dhe ajo është e dashura e tij, të cilën e përmendte shpesh në shtëpinë e famshme.
Blero ka publikuar një foto krahë saj, ku thotë se më në fund u takuan.
“Beb, më në fund”, ka shkruar Blero mbi foto, edhe pse profilin e të dashurës ka vendosur që ta mbajë për vete.
