Qytetërim

Ledion Liço do moderojë BBVIP3. Arbana Osmani: Nuk iki kollaj nga ekrani

Arbana Osmani i tha ndjekësit se Ledioni do e prezantojë në mënyrë të shkëlqyer BBVIP3.

D.XH
Ledion Liço do moderojë BBVIP3. Arbana Osmani: Nuk iki kollaj nga
Arbana Osmani dhe Ledion Lico

TIRANË – Ledion Liço e ‘spostoi’ Albana Osmanin nga prezantimi i spektaklit Big Brother Vip 3. Lajmi për largimin e veteranes nga prezantimi i spektaklit tashmë është zyrtar.

Edicioni i tretë i BBVIP nis të shtunën dhe kureshja për të sa vjen dhe shtohet. Lajmi se Ledion Liço do të prezantojë Big Brother 3 nuk u prit mirë nga ndjekësit. Të shumtë ishin ata që menduan se mos e gjitha ishte një shaka e ‘Vëllait të madh’, por në këtë mes gjithçka është e vërtetë.

Ledion Liço do moderojë BBVIP3. Arbana Osmani: Nuk iki kollaj nga
Replika e Arbana Osmanit

Këtë lajm, së fundmi e ka konfirmuar edhe vetë moderatorja Osmani. Në replikën që i bën komentit të një ndjekësi, Arbana shprehet se është e bindur se Ledioni do e prezantojë spektaklin shkëlqyeshëm. Arbana Osmani gjithashtu paralajmëroi se shumë shpejt do të jetë prezantuese në ekran. Mirëpo se ku e kur, pritet të shikohet./ZËRI/

Poll

MOS HUMB